Lufta në Ukrainë/ Zelinsky: E keqja ruse të ndalet sa më parë, shkatërrojini ekonominë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar sërish sonte popullit të tij teksa i ka kërkuar Perëndimit që të ndalë të keqen që po prodhon Rusia në vendin tij.

Përmes një deklarate për mediat, Zelinksy thekson se Perëndimi duhet të ndërhyjë edhe më fort ndaj shtetit rus për t’i shkatërruar atij ekonominë dhe për të zmbrapsur të keqen që po prodhon në Ukrainë.

“E keqja e armatosur me raketa, bomba dhe artileri duhet të ndalet menjëherë. Shkatërroni ekonominë. Për të treguar se njerëzimi di të mbrohet”, shkruan krah videos së tij presidenti ukrainas.