Topalli: Marrëveshja e 2017 mafioze, listën e PD e bëri Edi Rama

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka komentuar figurën e Lulzim Bashës.

Topalli theksoi se marrëveshja e 2017 ishte mafioze e jo politike. Ajo shtoi se listën e PD-së e bëri Edi Rama.

“Listën e PD më 2017 e bëri Edi Rama. Marrëveshja Rama – Basha  ishte që Edi Ramës t’i jepej mandati i dytë, ne e kemi kuptuar këtë, kam reaguar unë edhe Arben Imami. Kanë reaguar edhe të tjerët, sepse e kanë kuptuar. Mandatin e dytë Ramës ia ka dhënë Basha, në këmbim të disa “dhuratave”. Ajo ishte marrëveshje mafioze e jo politike.

Basha vitet e fundit u pasurua në mënyrë marramendëse, ndërsa shqiptarët vetëm varfëroheshin e largoheshin. Basha shiti opozitarizmin, po shiste mandate, po kërkonte destabilizimin e vendit e një demokrat nuk i pranon kurrë këto gjëra. Lulzim Basha nuk ishte vetvetja, vetëm gënjente në mënyrë të vazhdueshme”, deklaroi Topalli.