Natë tragjike/ Makina përplas biçikletën, një i vdekur në Divjakë, arrestohet shoferi
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, ku shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një biçikletë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.