Rusia dërgon 400 mercenarë në Kiev për të vrarë Zelenskyy/ Raportet e inteligjencës

Kremlini ka dërguar në Kiev më shumë se 400 mercenarë të paguar nga Rusia, me misionin për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Wagner Group, një kompani ushtarake private ruse e akuzuar për bashkëpunim të fshehtë me qeverinë ruse, fluturoi me mercenarë nga Afrika në Kiev rreth pesë javë më parë, raportoi gazeta londineze ‘The Times’.

Detyra e tyre ishte të ‘prisnin kokën e qeverisë’ së Zelenskyy dhe të përgatisnin terrenin që Moska të merrte kontrollin në këmbim të shpërblimeve të majme financiare, sipas gazetës britanike./ FoxNEws/