Dita e pestë e luftimeve/ Ushtria ukrainase njofton se dhjetëra civilë janë vrarë në Kharkiv nga rusët

Artileria ruse bombardoi të hënën lagjet e banuara të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Sipas zyrtarëve ukrainas, mendohet se janë vrarë ndoshta dhjetëra njerëz, ndërsa forcat pushtuese të Moskës hasën në rezistencë të ashpër nga ukrainasit në ditën e pestë të konfliktit, raporton Reuters.