Zelensky firmos dokumentin për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka firmosur pak më parë dokumentin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Kujtojmë që pak më herët gjatë ditës së sotme, Zelensky ka kërkuar me anë të një deklarate që Ukraina të bëhej me urgjencë anëtare e bashkimit.

Në kërkesën e bërë, Zenlensky kërkon që të mos ketë procedura të zakonta anëtarësimi, por që të ketë procedura të përshpejtuara në një situatë të tillë kur Rusia po kërkon të avancojë çdo ditë e më shumë.