Hungaria ‘mbyll’ kufijtë, asnjë armatim s’do lejohet të kalojë drejt Ukrainës

Hungaria ka marrë vendimin për të mos lejuar që armët vdekjeprurëse për Ukrainën të mos kalojnë përmes territorit të saj.

Deklarata u bë nga ministri i jashtëm i vendit.

Hungaria nuk do të dërgojë trupa apo armë në Ukrainë dhe nuk do të lejojë që armët vdekjeprurëse të kalojnë tranzit në territorin e saj për ta mbajtur vendin të sigurt, tha të hënën ministri i Jashtëm Peter Szijjarto gjatë një vizite në Kosovë.

“Ne nuk duam të përfshihemi në luftë”- mësohet të ketë thënë ai.