Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për sanksione ndaj Bjellorusisë

Shtëpia e Bardhë po monitoron nga afër veprimet e Bjellorusisë dhe është gati të vendosë më shumë sanksione ndaj këtij vendi mes raporteve se forcat bjelloruse mund t'i bashkohen Rusisë në pushtimin e saj në Ukrainë, tha një zyrtar i lartë i qeverisë për CNN.

"Ne po i shikojmë këto ngjarje nga shumë afër," tha zyrtari kur u pyet për raportet e inteligjencës se Bjellorusia ishte gati të merrte pjesë në pushtimin rus.

 “Ne kemi thënë se përderisa Bjellorusia vazhdon të ndihmojë dhe të nxisë agresionin e Rusisë në Ukrainë, ata gjithashtu do të përballen me pasoja”, tha ai. 

“Ne tashmë i kemi zbatuar disa nga këto masa. Këto kosto do të vazhdojnë të jenë shumë më të larta.