Kosova drejt lehtësimit të masave, pritet të hiqet ora policore dhe hapja e klubeve të natës

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se ditëve në vijimi pritet të propozojë lehtësimin e masave antiCOVID.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se pritet që të propozojë largimin e orës policore e po ashtu edhe do të lejohen së funksionuari edhe klubet e natës.

Lehtësimi i masave pritet të ndodhë pasi në vend ka pasur rënie të personave të infektuar me COVID-19. Qeveria e Kosovës kishte ashpërsuar masat më datën 5 shkurt, ku pas orës 24:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Po ashtu, kufizime ka pasur edhe në sektorin e gastronomisë, ku ky sektor nuk është lejuar së vepruari pas orës 23:00.