'Autokolona ruse është goditur, trupat e ushtarëve gjenden në asfalt': CNN në vendin e ngjarjes

CNN ka raportuar para pak minutash,  pasojat e tmerrshme të një lufte të ashpër midis forcave ruse dhe ukrainase

Granata të pashpërthyera, automjete që nxjerrin tym dhe trupa të pajetë mbushin një urë të djegur pranë Kievit, pasi një sulm i ushtrisë ruse u zmbraps nga forcat ukrainase.

Matthew Chance i CNN kaloi mespërmes kësaj skene tragjike të hënën, ku mbeturinat e djegura gjendeshin në tokë bashkë me trupat e ushtarëve rusë të braktisur në asfalt.

"Automjetet ushtarake të rënda u shndërruan në rrënoja gjatë luftimeve, me raketa antitank perëndimore që ndihmonin në mbrojtjen e ukrainasve, tha Chance.

Kolona ruse është goditur, copëtuar, tha ai.

“Zyrtarët ukrainas dhe ushtarët ukrainas me të cilët kam folur gjatë dy orëve të fundit janë të entuziazmuar nga kjo fitore”, tha Chance.

“Nuk është vetëm këtu. Ne kemi parë raste në të gjithë vendin ku ukrainasit kanë sulmuar kundër rusëve dhe kjo ka bërë  të ndjejnë se mund ta fitojnë këtë luftë."

Forcat ruse kanë hasur në rezistencë "më të ashpër se sa pritej" nga ushtria ukrainase, si dhe vështirësi të papritura në furnizimin e forcave të saj, i thanë CNN-it të dielën dy zyrtarë të lartë amerikanë me njohuri të drejtpërdrejta.

Por Chance shtoi se pyetja mbetet: "Çfarë do të bëjë Rusia tani?" Ai parashikoi një mundësi të madhe që Moska mund të "dyfishojë përpjekjet dhe të sulmojë shumë më fort" si përgjigje. "Ky është rreziku i madh tani për ushtrinë ukrainase."