VIDEO/ Radhët tregojnë se sanksionet e kanë goditur rëndë Rusinë

Nga Jenny Hill, BBC

Kremlini nuk do që populli rus të mendojë se sanksionet do jenë të rënda, edhe pse ekspertët ndërkombëtarë thonë se do godasin fort dhe thellë.

Ne po shohim sot disa prej këtyre efekteve- rubla ra në nivelin më të ulët, po ashtu kemi mësuar se bursa nuk do hapet dhe se Banka Qendrore e Rusisë ka dyfishuar normën kyçe të interesit.

Megjithatë, Kremlini ka përsëritur se Rusia i priste këto sanksione dhe se është i përgatitur për to.

Poshtë kësaj, sigurisht që do ketë shumë shqetësime në Kremlin dhe Vladimir Putini do të takohet sot me këshilltarët ekonomikë.

Njerëzit do të fillojnë ta venë re ndryshimin. Tashmë ka pasur radhë në pikat e parave të gatshëm, me njerëz që parashikojnë ndoshta edhe një vrap në banka.

Mesa duket në ditët që vijnë njerëzit do të shohin se si do ulet vlera e kursimeve të tyre, ndoshta do kemi humbje të vendeve të puna- gjithçka mund të vijë me sanksione të tilla të paprecedenta.