FOTO/ Takimi i delegacioneve Ukrainë - Rusi në vendin sekret pranë kufirit bjellorus

Bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Bjellorusi filluan pak para orës 13:00. Me orë e Ukrainës (6 pasdite ET) të hënën. Delegacioni i Ukrainës përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Vendi kërkoi një "armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse" në fillim të takimit.

Negociatat,  ndërkohë që bombardimet masive po vrasin dhjetëra njerëz në Kharkiv

Zyrtarët nga Ukraina dhe Rusia po negociojnë për pushim zjarri pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi të hënën, por ndërkohë forcat ruse vazhduan të bombardojnë qytetet kryesore të Ukrainës.

Anton Herashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha se një duzinë njerëzish u vranë në granatimet masive në qytetin perëndimor të Kharkiv, siç raportoi së pari Reuters. "Kharkovi sapo është qëlluar masivisht nga raketat. Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur", thuhet në një postim në Facebook.

Ministri bjellorus i mirëpriti delegacionet ukrainase dhe ruse për bisedime: Ndihuni plotësisht të sigurt!

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei mirëpriti delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për bisedime të hënën, duke i siguruar delegatët se ata duhet të ndihen "plotësisht të sigurt".

“Të dashur miq, Presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t'ju uroj mirëseardhjen dhe t'ju siguroj gjithçka për punën tuaj, siç është rënë dakord me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë”, tha Makei.

“Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë. Çdo propozim në kuadrin e organizimit të takimit të sotëm do të shqyrtohet dhe do të përmbushet plotësisht”, shtoi ai. “Ne presim me padurim rezultatet.”

Vendndodhja e saktë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën është mbajtur sekret për arsye sigurie.

Bisedimet janë në Bjellorusi, por i vetmi vend që është njoftuar është se ato po mbahen në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel të Bjellorusisë.

Këshilltari i presidentit rus Vladimir Medinsky, majtas, dhe anëtari i Dumës së Shtetit rus, Leonid Slutsky, i ndjekur nga delegacioni ukrainas, mbërritën për bisedimet ruso-ukrainase në Bjellorusi më 28 shkurt. (Foto nga Alexandr Kryazhev/ Sputnik/AP)

Delegatët e Dumës Shtetërore Ruse dhe të Parlamentit të Ukrainës u takuan për bisedime në Bjellorusi më 28 shkurt.

Kievi: Duam armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse

Delegacioni ukrainas mbërriti në zonën e kufirit ukraino-bjellorus për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Delegacioni përfshin: përfaqësuesin e partisë "Shërbëtori i Popullit", Davyd Arakhamia; Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Reznikov; Këshilltarin e Kabinetit të Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak; Zëvendës -Shefin e Parë të Delegacionit të Ukrainës në Grupin Trepalësh të Kontaktit, Andriy Kostin; deputetin Rustem Umerov dhe Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi.

Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov (i dyti majtas) mbërrin për të marrë pjesë në bisedimet midis delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia në kufirin bjellorus sot

Salla  bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase shihet, në rezidencën Rumyantsev-Paskevich në Gomel, Bjellorusi, 28 shkurt 2022. 

Salla e takimit