Tregubov: Je i huaj që dëshiron të ndihmosh a të luftosh për Ukrainën? Ja se si

Nga Victor Tregubov, analist ukrainas, bloger politik dhe ish-kryeredaktor i gazetës online të lajmeve Petr dhe Mazepa. Gjithashtu, ai është bashkëthemelues i partisë politike “Demokratychna Sokyra”.

Disa miq të huaj më kanë pyetur se çfarë mund të bëjnë për ukrainasit, për të na ndihmuar të mbijetojmë këtë luftë. Për njerëzit normalë dhe jo politikanët me ndikim ka ende shumë mënyra. Këtu janë disa:

1.Shpërndani lajmet tona.

Njohuria është fuqi. Kundërshtari ynë në Kremlin e bëri dezinformimin një nga armët e tij kryesore. Media e tij, Sputnik dhe RT, janë përgjegjëse për keqinformimet e përhapura: gjatë fazës së parë të luftës sonë, e cila filloi në vitin 2014, ishte e vështirë për ne të vërtetonim se lufta ishte reale dhe ishte rezultat i agresionit rus dhe jo i ndonjë konflikti të brendshëm civil.

Ne nuk kemi mjete të fuqishme televizive ndërkombëtare, por unë mund të rekomandoj disa burime për informacion të vërtetë rreth luftës sonë.

Kyiv Independent - një gazetë ukrainase për një audiencë në gjuhën angleze

Ukrinform – Një agjenci informacioni ukrainase me një faqe shumëgjuhëshe

Liga.net – Një tjetër agjenci informacioni me mbulim në gjuhën angleze

InformNapalm – Një koleksion hetimesh me burim të hapur me shumë njohuri.

2. Bashkohuni në mitingje pro Ukrainës nëse ka të tilla në rajonin tuaj.

Përpiquni të gjeni komunitete lokale në internet të shtetasve ukrainas – mendoj se ata do të jenë të lumtur t'ju udhëzojnë. Këto mitingje krijojnë një levë thelbësore, duke e bërë më të vështirë për politikanët që ta injorojnë agresionin e Rusisë.

3. Referojuni gazetarëve ndërkombëtarë për ukrainasit në terren.

Ju mund t'i frymëzoni ata të flasin me ukrainasit. Nëse të kërkojnë një kontakt, mund ta drejtosh tek unë. Unë quhem Victor Tregubov. Unë jam një ish-gazetar, aktivist politik dhe tani një oficer në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Unë gjithashtu ju sugjeroj të kontaktoni Liubov Tsybulska, kreun e Qendrës Ukrainase të Komunikimeve Strategjike dhe Sigurisë së Informacionit ose çdo ukrainas tjetër që ju duket i besueshëm.

Kontaktet e mia: +380509772445, shelifon@gmail.com

Kontaktet e Liubov Tsybulska: +380673770354.

4. Dhuroni para.

Banka Kombëtare e Ukrainës krijoi një llogari për këtë qëllim. Është e hapur për transferta fondesh nga çdo donator. 

5. Ndihmoni refugjatët ukrainas.

Shumë që nuk mundën të luftonin u detyruan të largoheshin nga vendi ynë. Disa nga këta refugjatë mund të jenë në zonën tuaj. Ju lutemi ndihmoni ata ndërkohë që ne po luftojmë për të shpëtuar vendin tonë që ata të mund të kthehen.

6. Nëse jeni të etur për të luftuar - edhe kjo është gjithashtu e mundur.

Sipas një Rregulloreje për Shërbimin Ushtarak në Forcat e Armatosura të Ukrainës, miratuar me një dekret të Presidentit të Ukrainës në vitin 2016, të huajt kanë të drejtë të bashkohen me Forcat e Armatosura të Ukrainës në baza vullnetare. Një batalion i veçantë po formohet për të huajt që dëshirojnë të shërbejnë në Legjionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës. Nuk ka kontribut më të madh që mund të bëni për hir të paqes.

Për regjistrim dhe detaje të tjera, ju lutemi kontaktoni Atasheun e Mbrojtjes të Ambasadës së Ukrainës në vendin tuaj (informacionet e kontaktit janë të disponueshme në faqet e internetit të ambasadës).

Faleminderit! Ne po luftojmë për të ardhmen tonë, për të ardhmen tuaj, për të ardhmen e botës së lirë kundër cinizmit flagrant dhe agresionit të paprovokuar. Çdo ndihmë vlerësohet! Bashkohuni me këtë luftë/ar.sh/SYRI.NET

Vullnetari polak Jedrzej, 34 vjeçari me uniformë ushtarake, u bashkohet ukrainasve që prisnin të kalonin kufirin për të shkuar dhe luftuar kundër forcave ruse, në pikën kufitare Medyka, Poloni, të shtunën, më 26 shkurt 2022. (AP/Visar Kryeziu)