Gazetari pro –Putin, tërbohet live për humbjet e pronave shumëmilionshe në liqenin e Komos

Gazetari rus, "propagandisti" i Vladimir Putinit, Vladimir Soloviev ,të premten (25 shkurt) përdori emisionin e tij në kanalin shtetëror të lajmeve " Rossiya 1 " për të shprehur zemërimin e tij pasi humbi aksesin në dy prona shumëmilionëshe që zotëron në liqenin e Komos , sipas Daily Mail britanik. 

"A është kjo perdja e hekurt?" tha ai gjatë shfaqjes " Mbrëmja me Vladimir Soloviev ".

Duke iu referuar sanksioneve evropiane kundër oligarkëve rusë dhe interesave ruse, zëdhënësi i Putinit nuk e fshehu zemërimin e tij për mënyrën se si lufta po ndikon në cilësinë e jetës së tij.

Gazetari rus u ankua për sanksionet, duke krahasuar trajtimin e rusëve nga vendet e tjera me Luftën e Ftohtë. 

"Papritmas, tani ata thonë: " A je rus? 'Do t'i mbyllim llogaritë tuaj bankare, nëse janë në Evropë” .

“Bleva shtëpinë, pagova një shumë të çmendur taksash, bëra gjithçka. Dhe befas dikush merr një vendim që ky gazetar tani është në listën e sanksioneve. Dhe kjo ndikon menjëherë në pasurinë tuaj të paluajtshme. Prit një minutë.Por ju na thatë se Europa ka të drejta të shenjta pronësie! » shprehet ai gjatë emisionit të tij.

Kujtojmë që 22 njerëzit më të pasur në Rusi panë që pasuria e tyre neto të " zhytet " me 39 miliardë dollarë në më pak se 24 orë, pas fillimit të operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë dhe sanksioneve të mëvonshme të vendosura ndaj saj. 

Kjo sipas " Indeksit të Miliarderëve" të Bloomberg, i cili tregoi se rënia e pasurisë ishte pasojë e rrëzimit të bursës ruse.

Në foto është një nga pronat e Soloviev-it në liqenin e Komos, Itali që ka të ngjarë të vlerësohet se kushton dhjetëra milionë euro. Vila ka14 dhoma, pesë dhoma gjumi, pesë banja, një dhomë ndenjeje, një kuzhinë, një korridor, një dhomë dhe një qilar, si dhe një vend pritjeje prej 90 metrash katrorë me tre dhoma për mysafirë, dy banja, një bodrum dhe një verandë private me porta.

 

Në foto këtu është e dyta nga pronat italiane shumëmilionëshe të Soloviev, gjithashtu në liqenin e Komos