VIDEO/ Momenti kur droni ukrainas shkatërron sistemin raketor rus

Ushtria ukrainase pretendon se ka kryer sulme të suksesshme me dronët e prodhuar nga Turqia kundër forcave ruse.

Një zyrtar ukrainas publikoi të dielën pamjet, që tregojnë një dron duke shkatërruar një sistem raketor rus, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon për të pestën ditë sot.

Valerii Zaluzhnyi, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, tha se sulmi me dron ndodhi pranë qytetit Malyn, 100 kilometra në veriperëndim të Kievit.

Qeveria ukrainase filloi të marrë dronët Bayraktar TB2 nga Turqia vitin e kaluar.