FOTO/ Kievi: Duam armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi para pak minutash se "delegacioni ukrainas mbërriti në qarkun e kufirit ukraino-bjellorus për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse."  

Delegacioni ukrainas mbërriti në zonën e kufirit ukraino-bjellorus për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Delegacioni përfshin: përfaqësuesin e partisë "Shërbëtori i Popullit", Davyd Arakhamia; Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Reznikov; Këshilltarin e Kabinetit të Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak; Zëvendës -Shefin e Parë të Delegacionit të Ukrainës në Grupin Trepalësh të Kontaktit, Andriy Kostin; deputetin Rustem Umerov dhe Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi.

Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.