Ukraina mohon se Rusia ka kapur centralin më të madh bërthamor në Evropë

Zyrtarët ukrainas kanë mohuar pretendimet ruse që forcat e saj kanë kapur stacionin bërthamor të Zaporizhzhia - më i madhi në Evropë.

Energoatom, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se pretendime të tilla nga Moska janë "një gënjeshtër absolute, një false".

 Rusia u shpreh mëngjesin e sotëm se trupat e saj kishin nën kontroll uzinën dhe operacionet po vazhdonin normalisht.

Gjeneralmajor Igor Konashenkov i ministrisë ruse të mbrojtjes tha në një deklaratë:

"Ushtarët rusë po ruajnë dhe po kontrollojnë plotësisht zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia".

Ai shtoi: "Personeli vazhdon të punojë për mirëmbajtjen e objekteve dhe kontrollin e situatës radioaktive në gjendje normale. Sfondi radioaktiv është normal."