Shqipëria sanksione Rusisë, Abazi: ‘Open Balkan’ bën shumicën e tyre të pazbatueshme

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar, pasi Olta Xhaçka ka thënë se Shqipëria do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Abazi thekson se Open Balkan bën që shumica e sanksioneve të jenë të pazbatueshme.

Postimi i Bojken Abazit:

Dështimi i parashikuar i shumë sanksioneve të Shqipërisë ndaj Rusisë

Shqipëria është në “Open Balkan” me Serbinë, me katër liritë e lëvizjes së kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

Serbia është pjesë e Unionit Ekonomik Euroziatik të Rusisë, me katër liritë e lëvizjes.

Prandaj, një pjesë e mirë e sanksioneve të Shqipërisë ndaj Rusisë janë thjesht të pazbatueshme, pa u tërhequr Shqipëria nga “Open Balkan” dhe pa vendosur sanksione edhe ndaj Serbisë.