Sekretari i Përgjithëm i NATO-s: Lëvizjet e Putin-it të rrezikshme dhe të papërgjegjshme! Ukraina shtet sovran

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se paralajmërimi i Putin-it për të vendosur në gatishmëri forcat bërthamore, është një hap i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm. Sipas Stoltenberg, kjo shton agresivitetin rus mbi Ukrainën.

"Po bëhet luftë kundër një kombi të pavarur dhe sovran, duke e pushtuar atë plotësisht. Kjo e bën situatën shumë serioze ndërsa lëvizjet e Putin-it janë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme." - tha Stoltenberg.