Bisedimet Rusi-Ukrainë, ja kur do të zhvillohet takimi mes palëve

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin thotë se bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale.

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën.

“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorus, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.
“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin e Bjellorusisë do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, vazhdoi zyra.