Spahia: Demokratët më të bashkuar se kurrë, më 6 mars nis epoka e re për Shkodrën e Shqipërinë

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Shkodrës Bardh Spahia, në fjalën e tij në Bërdicë, foli për zgjedhjet e 6 marsit.

Spahia theksoi se demokratët e vërtetë do të votojnë Shtëpinë e Lirisë e do dëshmojnë se janë shumicë.

Ai shtoi se nga data 6 mars do të nisë epokë e re për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.

“Ne jemi shumica në këtë vend e nga 6 marsi nis epokë e re për Shkodrën dhe Shqipërinë. Në tetë vjet kemi bërë shumë beteja. Jemi përballur me kundërshtar të egër. Nuk kemi menduar se do të gjendeshim në këtë ditë, të tradhtuar e të zhgënjyer nga ata që janë në krye. Kemi dikë që ka vendosur që të mbajë një vulë e të ndahet përfundimisht nga shumica e demokratëve.

Ne jemi demokratët e vërtetë e këtë do ta tregojmë më datë 6 mars. Shkodra, veriu janë diskriminuar, e mbarë Shqipëria. Të gjithë qytetarët nga 6 marsi do të gjejnë institucionet e bashkive me dyer të hapura, për të zgjidhur problemet që keni”, deklaroi Spahia.