Lufta në Ukrainë/ Papa Françesku: Zoti është me ata që kërkojnë paqe, jo ata që i drejtohen dhunës

Papa Françesku ka bërë thirrje për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Duke folur para një audience në Sheshin Shën Peter, ai ka bërë thirrje që armët të heshtin.

“Zoti është me ata që kërkojnë paqe, jo me ata që i drejtohen dhunës”.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për krijim të korridoreve humanitare për t’iu ndihmuar refugjatëve që dalin nga Ukraina.

Papa ka dënuar ata që besojnë në “logjikën djallëzore dhe perverse të armëve”.

Ukrainasit kanë nisur të përgatisin kokteje molotovi në Kiev, pas shqetësimeve për pushtim eventual të Rusisë. Shpërthime janë dëgjuar që në orët e para të së dielës.

Banorët janë fshehur nëpër garazhe dhe metro, për t’iu ikur sulmeve. Zyrtarët kanë nisur zbatimin e orës policore deri të hënën më mëngjes dhe askush nuk duhet të dalë jashtë.​