Ukraina ka nevojë, ambasada në Tiranë ngre shtab për mbledhjen e ndihmave, ja çfarë nevojitet

Nëdërkohë që në Ukrainë lufta për të përballuar pushtimin nga Rusia vijon në të gjithë territorin, shumë institucione ndërkombëtare dhe vende të ndryshme janë angazhuar për të dërguar ndihma në këtë vend.

Edhe selitë diplomtaike të Ukrainës kanë bërë thirrje për ndihma të shumëllojshme sidmos për ushtrinë e Ukrainës. Edhe ambasada e këtij shteti në Tiranë ka bërë publik një mesazh ku shpjegohen detaje se si mund të ndihmohet Ukraina.

Mesazhi i plotë:

Në Ambasadën e Ukrainës në Republikën e Shqipërisë është ngritur një shtab për të ofruar mbështetje humanitare për viktimat e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës.

Kërkojmë nga njerëzit me vullnet të mirë që dëshirojnë të ofrojnë ndihmë humanitare të telefonojnë:

+355 67 606 0630 - Yunna (Shqip)

+355 69 490 2624 - Natalia (Anglisht)

Dëshirojmë t'ju informojmë se, në gjendjen aktuale, gjërat më të rendesishme janë:

✅mbulesa termike, qese gjumi, batanije, dyshek palestre, dyshekë, mushama, jastëkë.

✅Produktet e higjenes për trupin, pasta dhe furça dhëmbësh, pelena dhe leter higjenike, peshqirë letre, antiseptik, alkool, maska ​​me shumë perdorim dhe më një përdorim.

✅Fashot, solucione dezinfektimi, tenda, shtretër kampingu, soba, tenxhere, peshqir mikrofibër, enë tavoline më shumë përdorim.

✅Bateri, qirinj, elektrik dore.

✅Ushqime: ujë, ushqim i gatimit të shpejtë, bar myesli energjetike, fruta të thata, arra, ushqime të konservuara, makarona, drithëra të çastit.

Lista e ilaçeve gjendet në linkun➡️

https://cutt.ly/CPMVUtiKonishya2022

Data, ora dhe vendi i dorëzimit të ndihmave humanitare dakordesoni me numrat e telefonit të mësipërm.

‼️Për ata që dëshirojnë të transferojnë fonde për mbështetjen logjistike dhe mjekësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ne ofrojmë detaje bankare:

Marrësi: Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës;

USREOU code: 00034022;

Banka: Shërbimi Shtetëror i Thesarit të Ukrainës, Kiev;

MFI code: 820172;

IBAN: UA458201720313281002302018611 - për mbështetje materiale, teknike dhe mjekësore.

Më shumë detaje në linkun: https: //ukraine.ua/news/support-the-armed-forces-of-ukraine/

https://cutt.ly/BP8TUma