", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/27/auto_kosnett1645968215.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

‘Frikacak’/ Ish-ambasadori amerikan: Mbajeni shënim, Vuçiç mbajti anën e Putinit, jo Perëndimit

Ish-ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett me një shënim në Tëitter, ka shkruar se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të mbajë shënim qëndrimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me sulmin rus në Ukrainë.

Ish-ambasadori në Prishtinë, Kosnett shkruan, se qëndrimi i Vuçiç, duke u fshehur pas kishës dhe popullit, është një qëndrim frikacaku.

‘Pra, duket se presidenti i Serbisë, Vuçiç ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit - ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është moral frikacaku. BE, SHBA ju lutem mbani shënim’, - shkruan ish-ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett.