Elton Bano, takime intensive në fshatrat e Lushnjës
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano zhvilloi takime me banoret e fshatrave te njësisë administrative Bubullimë e Kolonjë.
“Çdo ditë e më shumë, takim pas takimi bindem akoma edhe më tepër se qytetarët lushnjar janë ndër më punëtorët në Republikën e Shqipërise”, shprehet kandidati i Koalicionit ” Shtëpia e lirisë” për Bashkinë e Lushnjes Elton Bano.
Janë idealist, synojnë meritokracinë dhe janë padyshim njerëz të fjalës dhe të njëjtën gjë presin në këmbim.
Në zonë mungon ndriçimi, vihen re kanalet e papastruara dhe problemet në infrastrukturë.