PROTESTA/ Banori i '5 Majit': Nuk di ku të rri, më kanë arrestuar sepse po rrija në shtëpinë time

Banorët e “5 Majit” janë mbledhur sërish sot para kryeministrisë pasi kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe.

Një nga banorët ka treguar se është arrestuar ndërkohë që po qëndronte në shtëpinë e tij, teksa ka theksuar se as shtëpia për to, nuk është më një vend i sigurt.

 “Më kanë arrestuar se kam qëndruar te shtëpia ime. Unë nuk e di ku të rri përveç shtëpisë sime. Nuk di ku mund të rrish tjetër përveç shtëpisë. Kini kujdes edhe ju mos rrini në shtëpitë tuaja se do ju arrestojnë. Ikni në ndonjë hotel, me të vërtetë kushton por nuk ju ngacmon njeri. Ne do protestojmë sepse protestat i kemi nisur sepse na kanë thënë se do na nxjerrin nga shtëpia.

 Le të vendosë gjykata kemi të drejtë ne apo gjykata. Unë nuk kam çfarë të bëj më. Unë nuk kërkoj mëshirë. Kam kërkuar dy herë të drejtat e mia. Njëherë për shkollën që nuk ma dhanë dhe sot kërkoj shtëpinë time. Unë kam paguar në mënyrë të rregullt”, thotë banori.

Ai ironizoi lajmin për strehimin e ukrainasve ë vendin tonë duke u shpreh se për qeveria nuk pyet për qytetarët e vendit të saj.

“I vetmi lajm që kemi marrë është që qeveria do strehojë qytetarët ukrainas. Ne nuk kemi vlerë këtu në vendin tonë. Ne na është vënë përpara një kontratë, e kemi lexuar dhe kemi dyshuar. Pyetëm jurist dhe avokatë dhe na thanë nuk ka vlerë”, shtoi ai.