VIDEO-SYRI TV/ Spahia në Dajç: Ata që duhej të ishin liderit tanë, u bënë patericë e Edi Ramës

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia gjatë një takimi me banorë dhe simpatizantë demokratë në Dajç, ka deklaruar se bashkia do të bëjë sa të mundë për ta.

Spahia deklaroi se, bashkia me drejtimin e tij, do të bëjë të mundur që të krijojë një treg për këta banorë, të cilët njihen sidomos për kultivimin e luleve.

Gjatë fjalës së tij, Bardh Spahia foli edhe për zhvillimet brenda demokratëve.

‘Sot ndihemi të tradhtuar.

Ata që duhej të ishin liderit tanë, mbajtën vulën dhe u bënë patericë e Edi Ramës.

Gjatë takimeve me ju, unë e kam kuptuar që ne jemi në rrugë të drejtë dhe ndjekim parimet që na kanë lanë të parët tanë.

Ne jemi në Shkodër, Shkodrën e lirisë. Nga Shkodra do të nisë një revolucion i madh, model i madh me vendime të mëdha. E kemi nisur me kuvendin, referendumin dhe procesin e primareve, ku me votën tuaj të lirë zgjodhët përfaqësuesit tanë.

Uroj që ta përcjellim në të spektrin e politikës shqiptare’, tha kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.