Viktimat më të reja të luftës në Ukrainë, një djalë 6 vjeçar dhe një vajzë 7 vjeçare

Dy viktimat më të reja të luftës që filloi më 24 shkurt janë një vajzë (7 vjeç ) dhe një djalë (6 vjeç).

Guvernatori i rajonit Sumy, Dmitrij Živicki, njoftoi se një vajzë (7) u vra të premten mbrëma si rezultat i sulmit rus në qytetin verilindor të Oktirki.

CNN raporton se një djalë gjashtë vjeçar u vra në një shkëmbim zjarri në Kievin perëndimor të shtunën mbrëma. 

Autoritetet ukrainase nuk komentuan pretendimet e CNN.

Tre ditët e para të luftës

Ju kujtojmë se trupat ruse pushtuan Ukrainën herët në mëngjes të së enjtes me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin. 

Putin e quajti ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë një "operacion special ushtarak", dhe në vetëm 24 orë, trupat ruse arritën të kapnin termocentralin e Çernobilit dhe të afroheshin vetëm 30 kilometra nga Kievi.

Dita e dytë e agresionit rus ndaj Ukrainës u shënua nga luftimet në afërsi të Kievit dhe ofensiva në Kharkov, një qytet në lindje të vendit. 

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se forcat ruse pushtuan qytetin e Chernihiv në veri të vendit, por edhe aeroportin Gostomelj në periferi të Kievit.

Në ditën e tretë, fokusi ishte kryeqyteti i Ukrainës, ku sipas zyrtarëve ukrainas, u dëgjuan të shtëna dhe shpërthime. 

Gjithashtu, zyrtarët ukrainas publikuan foto të godinës së banimit të granatuar në Kiev, në të cilën sipas të dhënave të fundit nuk ka pasur viktima.