VIDEO/ Lufta në Ukrainë, tym dhe zjarr, digjet depoja e naftës afër Kievit

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar të dielën këto pamje të zjarrit në një depo të naftës, afër një baze ajrore në Vasikiv.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtij materiali​.

Ka gjithashtu raporte se një tubacion gazi në Kharkiv është vënë në shënjestër pasi qyteti ra nën zjarr të fortë.

Zjarri shkaktoi frikën e tymrave toksikë dhe banorët u paralajmëruan të mbyllnin dritaret dhe të qëndronin brenda.