", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/27/auto_Screenshot_11645954290.jpg", "width": 900, "height": 525 } }

VIDEO/ Rusët bombardojnë në zonat e banuara

Mediat britanike bëjnë me dije se zonat e banuara në periferi të kryeqytetit të Ukrainës janë sulmuar me raketa.

Një nga këshilltarët e ministrit të Brendshëm të Ukrainës e ka quajtur këtë sulm “të pakuptimtë dhe të pamëshirshëm”.

“Ky është një sulm i pakuptimtë dhe i pamëshirshëm në zonat e banimit të Kievit, Troyeshchyna”, tha ai.

Videot dhe imazhet e postuara në mediat sociale,  të cilat janë verifikuar nga BBC, tregojnë tym që ngrihet nga oborri i një ndërtese banimi, i rrethuar nga makina të shkatërruara.