Edhe Rumania mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët rusë, përgatitet edhe Gjermania

Rumania ka mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët komercialë rusë, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Leja për kalime ajrore dhe aterrime të kompanive ruse do të pezullohet, ka thënë Qeveria e Rumanisë.

Vetëm fluturimet e lidhura me ndihmë humanitare apo urgjenca tjera do të përbëjnë përjashtim.

Edhe shtete tjera të Bashkimit Evropian, përfshirë Poloninë, Republikën Çeke dhe Bullgarinë, tashmë kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për kompanitë ruse.

Gjermania po përgatitet për të vepruar njëjtë.