FOTO/ Betejë heroike për të mbrojtur Kievin, ukrainasit hedhin në erë urën në periferi të qytetit

Një betejë e ashpër po zhvillohet në Kiev mes forcave pushtuese ruse dhe atyre ukrainase. Reporteri i Panorama. al nga Kievi, Andriy Tsaplienko, bën me dije se mëngjesin e kësaj të diele, luftëtarët ukrainas hodhën në erë urën mes Buçenos dhe Prpenit, në periferi të Kievit.

Tsaplienko informon se kolona e pushtuesve është e bllokuar në rrëmujë, teksa beteja po vijon ende.

Kjo është dhe dita e katërt e sulmit rus për pushtimin e Ukrainës, ku për momentin kemi vetëm një avancim nga jugu të forcave ruse, ndërkohë që bllokada në Kiev dhe në qytetet e tjera në lindje vijon, duke bërë që rusët të dështojnë në arritjen e objektivave të tyre primarë.