‘200 ushtarë rusë të zënë rober’, Gjenerali ukrainas: Nuk janë as 20-vjeç, u kemi dhënë bukë dhe ujë

Gjeneralmajori ukrainas Borys Kremenetsky ka bërë me dije se Ukraina ka kapur rreth 200 ushtarë rusë.

“Kemi kapur rreth 200 ushtarë rusë, disa prej tyre 19 vjeç, të pa trajnuar fare, të pajisur keq. Ne i trajtojmë ata sipas Konventës së Gjenevës, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar,”tha ai.

Ai gjithashtu tha se ushtarëve u janë lejuar telefonatat me prindërit dhe u është dhënë ushqim dhe ujë.

Kremenetsky shtoi se ai po punon ngushtë me Pentagonin, teksa theksoi se Ukraina ka shumë nevojë për mbështetje ushtarake.

“Ekziston një listë e kërkesave thelbësore dhe ne kemi ende nevojë për më shumë aftësi. Mund t’ju siguroj se ato që kemi marrë tashmë janë përdorur në mënyrën e duhur,” tha ai.

Borys Kremenetsky

  •