Qeveria ukrainase udhëzon qytetarët: Rrëzoni pemët, hiqni tabelat, bëni bomba dhe…

Ushtria ukrainase ka bërë një deklaratë të fortë për qytetarët e saj, ku i udhëzon njerëzit që të vihen në lëvizje për rezistencë kundër Rusisë.

“Pavarësisht nëse keni armë apo municion apo jo, përdorni të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të luftuar,” thuhet në njoftimin e ushtrisë.

BBC raporton se njerëzve iu është kërkuar;

-Çmontimi i tabelave rrugore

-Rrëzimi i pemëve për të bërë të pamundur lëvizjen

-Përdorimi në mënyrë aktive i pajisjeve ndezëse të bëra në mënyrë artizanale, (bomba)

-Shkatërrimi i qendrave kryesore të transportit

-Të jenë aktivë gjatë natës ose muzgut.