", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/27/auto_okok1645947765.jpg", "width": 900, "height": 569 } }

VIDEO/ ‘Do ta mbrojmë këtë qytet, ose do të vdes!’, pamjet e trishta që vijnë nga Ukraina

Korrespondentja e BBC-së, Orla Guerin, ka ndarë disa imazhe nga Kievi si dhe biseda me qytetarët ukrainas. Ajo foli me vendasit që kishin krijuar brigada vullnetare për të ndihmuar përpjekjet e ushtrisë ukrainase.

“Unë nuk dua të jetoj në Rusi dhe as vëllezërit e mi me armë nuk e duan këtë”, tha njëri prej tyre. “Ne do ta mbrojmë këtë qytet ose do të vdes”, shtoi ai.

Një grua tjetër, duke ecur me qenin e saj në rrugët e shkreta, i tha korrespondentit se: “Ne kërkojmë fundin e luftës. Ne mund ta bëjmë këtë me sanksione.”