VIDEO/ Aksident në Korçë, autoambulanca përmbyset në mes të rrugës

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Një autoambulancë është përplasur me një pemë dhe si pasojë është përmbysur në mes të rrugës.

Në mjet gjatë përplasjes, mësohet se kanë qenë drejtuesi dhe një mjek.

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka marrë disa lëndime trupore, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.