VIDEO/ Ra në kanal dhe u mbyt, identifikohet viktima në Lezhë

Identifikohet viktima në Tale të Lezhës, ku një person u gjet i pajetë në një kanal, në anë të rrugës.

Ai është 62-vjeçari Vasil Çekaj dhe dyshohet se ka gjendur vdekjen si pasojë e mbytjes pasi ka rënë në kanalin me ujë.

Viktima është gjetur tek Ura e Tales pa shenja jete, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

62-vjeçari është nxjerrë nga kanali nga banorët e zonës. 

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës.