‘Kanë drejtuar raketat’/ Trupat ruse i afrohen termocentralit bërthamor më të madh në Europë

Trupat ruse po i afrohen termocentralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia, më i madhi në Europë.

Alarmi është ngritur nga Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, i cili njofton se rusët kanë drejtuar raketat e tyre në atë vend.

Fabrika Zaporizhzhia, më e madhja në Evropë, ndodhet në juglindje të Ukrainës.

Rusia tashmë ka kapur uzinën famëkeqe të Çernobilit, rreth 100 km në veri të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.