Shkrumbohet nga zjarri makina në Vorë, dyshimet e para
Një automjet është shkrumbuar në lagjen 'Sulhaxhi' në Vorë.
Makina në pronësi të G.D, është përfshirë nga zjarri në parkim.
Shkak dyshohet një defekt teknik.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 26.02.2022, në lagjen "Sulhaxhi", në Vorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit G. D.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.