‘Sistemi global i pagesave ndërbankare’/ Gjermania mbështet sanksionet SWIFT kundër Rusisë

Pas disa ditësh debati midis anëtarëve të Bashkimit Evropian nëse do të përfshijë sistemin global të pagesave ndërbankare në raundin e ardhshëm të sanksioneve, Gjermania ka thënë se do të mbështesë kufizimin e Rusisë nga SWIFT.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck në një postim të përbashkët të shtunën thanë se ata janë “nën presion të lartë për të shmangur dëmtimin kolateral kur shkëputen (Rusia) nga SWIFT, në mënyrë që të godasë njerëzit e duhur.

Ajo që na nevojitet është një kufizim i synuar dhe funksional i SWIFT.”