Berisha: Nëse Rama dhunon zgjedhjet, do të përballet edhe më shumë me revolucionin tonë paqesor demokratik!

Nga përgjigjet e liderit historik të PD, z. Sali Berisha, dhënë gazetarëve në konferencën për shtyp në Shkodër, së bashku me kandidatin Bardh Spahia.

Pyetje: Z. Berisha, a do ta njihni rezultatin e votimeve të 6 Marsit, nëse del një rezultat që ju nuk e prisni?

Berisha: "Së pari, ne jemi pjesë e e procesit zgjedhor. Do ta ndjekim me interes maksimal. Siç e shikoni, bëjmë një fushatë intensive në respekt të qytetarëve, të zgjedhësve dhe në rast se Edi Rama dhunon zgjedhjet do të përballet edhe më shumë me revolucionin tonë paqesor demokratik! Ne i konsiderojmë këto zgjedhje, stad i revolucionit  paqësor demokratik!

Nuk kam kundërshtuar kurrë dhe s’do të kundërshtoj kurrë rezultatet që dalin nga vota e lirë! Kam kundërshtuar, por me efiçensë, rezultatet që kanë dalë nga dhunimi i votës dhe në rast se ju kujtohet në vitin 2001, raporti i ODIHR u përmbys për shkak të dokumentacionit të shumtë që paraqitëm ne dhe e shkroi vetë ODIHR që opozita paraqiti dokumente të pakundërshtueshme, për ç’ka dhe e  ndryshoi raportin."/ar.sh/SYRI.NET