Ministria ukrainase e shëndetësisë: 198 të vrarë deri më tani mes tyre dhe fëmijë

198 ukrainas janë vrarë, mes tyre edhe 3 fëmijë si pasojë e sulmeve ruse, sipas një deklarate të ministrit të shëndetësisë së vendit, Viktor Lyashko.

Ndërkohë 1115 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe 3 fëmijë, gjatë pushtimiT rus që filloi të enjten me sulme masive ajrore dhe raketore dhe trupa hynë në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu.

Ende nuk është e qartë, nëse viktimat përfshijnë ushtarakë apo edhe civilë.

Megjithatë ministria ruse e mbrojtjes pranoi sulmin me raketa gjatë natës kundër objektivave në Ukrainë, por tha se shënjestra ishte infrastruktura ushtarake dhe jo banorët.