10 mijë ushtarë në Ukrainë/ Kadyrov zemëron botën, i kujtojnë FOTO-t e Çeçenisë që u shkrumbua nga bombat ruse

Udhëheqësi i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov i ka ardhur në ndihmë mikut të tij, presidentit rus, Vladimir Putin, pasi ky i fundit po has vështirësi në përpjekje për të pushtuar Ukrainën. 

10 mijë luftëtarë çeçenë u nisën sot drejt Ukrainës me urdhër të Kadyrov, i cili njihet si krahu i djathtë i Putin. 

Por ky veprim i liderit çeçen ka zemëruar botën. 

Rrjetet sociale kanë dënuar vendimin e tij, ndërsa i kanë kujtuar me pamje shkatërrimin e Çeçenisë në disa luftëra me Rusinë që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e deri në vitin 2017.

Fotot që shihni më poshtë i përkasin Grozny-t, kryeqytetit çeçen gjatë luftërave për pavarësi nga Rusia, 1994-1996 dhe 1999-2000, i shkrumbuar nga predhat dhe bombat ruse. 

Pamjet flasin vetë, kështu ka qenë Grozny pas bombardimeve nga ushtria ruse: