E pazakontë/ Papa Françesku thyen protokollin, shkon në ambasadën ruse në Vatikan

Këtë të premte, Papa Françesku ka thyer protokollin pasi shkuar në ambasadën ruse në Vatikan për t’i përcjellë ambasadorit të Moskës shqetësimin e tij për pushtimin rus të Ukrainës.

Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni, tha se Papa kaloi rreth 30 minuta në ambasadë, duke theksuar qëllimin e vizitës për shqetësimin e tij për luftën e nisur nga Rusia.

“Ai shkoi për të shprehur shqetësimin e tij për luftën”, tha Bruni.

Mësohet se kjo është hera e parë që një Papë shkon në një ambasadë për të biseduar me një ambasador në kohë lufte.

Të dërguarit e huaj zakonisht thirren nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit ose takohen me Papën në Pallatin Apostolik.

Gjithashtu, Papa Françesku ka postuar në “Twitter” një mesash kundër luftës. BBC shkruan se mesazhi është publikuar në ukrainisht, rusisht dhe anglisht.

“Zoti është i paqes dhe jo i luftës”, ka shkruar ai.