VIDEO+FOTO/ Lideri çeçen ndihmon Putinin, dërgon 10 mijë ushtarë për pushtimin e Ukrainës

10 mijë luftëtarë çeçenë janë nisur nga Grozny ditën e sotme me destinacion Ukrainën, për të luftuar përkrah ushtrisë ruse. 

Udhëheqësi i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov i ka ardhur në ndihmë mikut të tij, presidentit rus, Vladimir Putin. 

Nisja e ushtarëve çeçenë u krye përmes një ceremonie në kryeqytetin e Çeçenisë ku i pranishëm ishte edhe vetë Kadyrov i cili tha se mbështet agresionin ushtarak të Rusisë ndaj shtetit fqinj, Ukrainës.