Lufta në Ukrainë/ Soros: ShBA dhe Europa duhet të jenë mirënjohës që kanë aleat si Rama

I biri i multimiliardierit Georg Soros, Alexander Soros është shprehur se SHBA dhe Europa duhet të jenë mirënjohëse që kanë aleatë si kryeministri Edi Rama dhe Shqipëria në kohë të tilla, duke i’u referuar luftës në Ukrainë.

Soros ka shpërndarë një fotografi nga takimi i tyre javën e kaluar, ku thekson se patën një diskutim mbi efektet e mundshme të Krizës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor.

Po mendoja për takimin tim me Edi Ramën javën e kaluar. Kishte një mirëkuptim për përhapjen e mundshme të efekteve të krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe Europa duhet të jenë mirënjohëse që kanë aleatë si Rama dhe Shqipëria në kohë të tilla.