Emocionuese/ Çifti ukrainas martohen në darkë, të nesërmen armatosen për të ruajtur vendin e tyre

Një çift ukrainas e kaloi ditën e parë të martesës duke mbledhur pushkë për të mbrojtur vendin e tyre ndërkohë që dita e dytë e luftës ka pasur edhe më shumë sulme.

Të rinjtë Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin u martuan vetëm disa orë pasi Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

Ata e kaluan ditën e tyre të parë si çift i martuar duke mbledhur armë dhe duke u përgatitur për të mbrojtur Ukrainën, raporton BBC.

Supozohej se do të ishte një dasmë në maj, por çifti nuk e kishte më të sigurt të ardhmen e tyre. Pasi kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë, ata dolën në luftë.