Shkrepën armët për një vajzë, merret vendimi për dy të të rinjtë në Mamurras

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masat e sigurisë për dy nga personat e përfshirë në përplasjen me armë mesnatën e së dielës në Mamurras.

Gjyqtari Olti Skrame pranoi kërkesën e Prokurorisë për shtetasin Andi Divaj dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa per shtetasin Devis Lleshaj vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprat penale “Vrasje me dashe e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërsa për dy personat e tjerë të arrestuar Alban Skonja dhe Gentjan Diva, masa e sigurisë do të zhvillohet ditën e shtunë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndrojnë të shtruar, për shkak se mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri.