'Pushtuesi ka një fytyrë'/ Aktivistja publikon FOTO-t: Bëni dallimin midis '5 majit' dhe Ukrainës

Duke publikuar disa foto nga aksioni i policisë për prishjen e shtëpive në lagjen '5 maji' dhe pushimit të Ukrainës nga Rusia, aktivistja dhe avokatja e njohur Adriana Kalaja thotë se pushtuesi ka një fytyrë. 

Dallimi midis zonës së '5 majit' dhe Ukrainës, thotë Kalaja nuk ka asnjë ndryshim.  

"Shikoni fotot poshtë dhe bëni dallimin midis Zonës së "5 Maji", dhe Ukrainës. Për mua asnjë ndryshim. Pushtuesi ka një fytyrë", shkruan Kalaja.

Postimi
Sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua gjyqi për vleftësimin e arrestit dhe masën e siguromit personal ndaj banorëve të Zonës së "5 Maji", Laureta Nikolli, Gjin Nikolli, Ndue Marku, Agim Marku dhe Mirash Marku.
Ndjehem shumë e vlerësuar që këta banorë më besuan mua.
Nga ana tjetër, jam shumë e lumtur që këta qytetarë heronj, dolën të lirë me kërkesë të Prokurotit dhe vendim të Gjykatës.
Po kështu jam e lumtur që këta banorë, që fajin e vetëm kanë se mbrojnē pronën dhe familjen, sot bashkohen me fëmijët e tyre.
Loreta sidomos me dy fëmijët 1.5 dhe 4 vjeç.
Megjithëse ata nuk kanë çati ku të fusin kokēn bashkë me fëmijët, ata janë krenarë dhe dinjitoz për betejën e tyre.
Të gjithë ne për ta.
Me këtë rast do doja të falenderoj pa masë Prokurorin dhe Gjyqtarin që u ngritën në lartësinë e detyrës ndryshe nga Policia e Shtetit që zbatuan urdhërat politikë.
Ps: Shikoni fotot poshtë dhe bëni dallimin midis Zonës së "5 Maji", dhe Ukrainës.
Për mua asnjë ndryshim.
Pushtuesi ka një fytyrë.