Mblidhen krerët e shteteve të NATO-s, thirrje Rusisë: Ndërprisni sulmet ushtarake
Ka nisur në orën 15:00 një takim të jashtëzakonshëm virtual i vendeve anëtare të NATO-s për të diskutuar rreth përgjigjes ndaj Rusisë pas nisjs se pushtimit te Ukrainës.
Takimi i 30 shteteve anëtare te NATO-s kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Në një dalje për mediat, Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë të ndërpresë veprimet ushtarake pasi do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.
Stoltenberg, më tej i ka shprehur mbështetjen Ukrainës në çdo hap të tyre.
Ndërkohë në terren raportohet se trupat ruse po avancojnë drejt kryeqytetit ukrainas për të rrëzuar qeverinë e Kievit.